Opozita kërkon seancë të jashtëzakonshme për Jabllanoviqin dhe Trepçën

Deputetët e opozitës në Kuvendin e Kosovës, kanë iniciuar mbledhjen e nënshkrimeve para disa minutash për të bërë thirrjen e një seance të jashtëzakonshme.

Lajme

26/01/2015 14:58

Përmes një seance të jashtëzakonshme ata do të rekomandojnë shkarkimin e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Aleksandër Jabllanoviq dhe ligjit për ndërmarrjen “Trepça”.

Sipas burimeve të KosovaPress, nënshkrime kanë dhënë edhe deputetë të pozitës.