​Opozita kërkon dorëheqje të udhëheqëve të disa dikastereve pas rastit të vrasjes së 35 vjeçares

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka kërkuar dorëheqje morale nga ushtruesit e detyrës së udhëheqësve të dikastereve të shëndetësisë pas rastit tragjik të mbrëmshëm ku në derën e Klinikës së Gjinekologjisë është vrarë mbrëmë një 35 vjeçare shtatzënë. Ai tha se dorëheqje do të duhej të kishte edhe për rastin ku një fëmijë është abuzuar…

Lajme

01/12/2022 10:38

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka kërkuar dorëheqje morale nga ushtruesit e detyrës së udhëheqësve të dikastereve të shëndetësisë pas rastit tragjik të mbrëmshëm ku në derën e Klinikës së Gjinekologjisë është vrarë mbrëmë një 35 vjeçare shtatzënë.

Ai tha se dorëheqje do të duhej të kishte edhe për rastin ku një fëmijë është abuzuar psiqikisht nga një logoped.

Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj tha se kur e dëgjojnë këtë shqyrtim është sikur në dëshirore. Nuk ka strategji. Kemi shumë probleme të identifikuara që fare nuk përmenden. I përshëndes iniciativat e reja por hajde ti funksionalizojmë këto shërbime që i kemi, shembull çështja e “stroke center” 5 orë në ditë funksionon.

Kjo nuk është e çuditshme kur jemi pa ministër të shëndetësisë dhe është qartë se shëndetësia nuk ka qenë prioritet i kësaj qeverie.