Opozita hungareze shpreson të fitojë zgjedhjet në Budapest

Qytetarët në Hungari po votojnë në zgjedhjet lokale, teksa politikanët opozitarë po tentojnë që sfidojnë pushtetin e kryeministrit nacionalist, Viktor Orban, duke tentuar që të fitojnë në kryeqytet, Budapest.

Bota

13/10/2019 15:01

Pavarësisht se vijnë nga sprektre të ndryshme politike, shumë parti opozitare kanë bashkuar forcat për të garuar kundër partisë së krahut të djathtë Fidesz, të kryeministrit Orban.

Orban, i cili erdhi në pushtet më 2010, ka ndryshuar rregullat zgjedhor, në mënyrë që partitë opozitare ta kenë të vështirë të garojnë vetëm kundër partisë Fidesz.

Budapesti do të jetë fokusi i këtyre zgjedhjeve. Gergely Karacsony, 44 vjeç, sipas sondazheve është sfiduesi kryesor i kryetarit aktual të Budapestit, Istvan Tarlos, i cili mbështetet nga partia Fidesz dhe është në pushtet që nga viti 2010.

Karacsony e ka krahasuar garën për kryeqytetin hungarez me zgjedhjet lokale në Staboll, ku kandidati i partisë së presidentit Recep Tayyip Erdogan humbi garën ndaj kandidatit të opozitës.

“Stambolli votoi kundër pushtetit agresive që në shumë mënyra është e ngjashme me regjimin e Orbanit”, tha ai për AFP.

Garë e ngushtë parashihet të jetë edhe në qytete të tjera që udhëhiqen nga Fidesz, siç është Miskolc, Pecs dhe Szombathely.

Një skandal seksual, që u bë publik javën e kaluar, e ku ishte i përfshirë një kryetar komune nga partia Fidesz, mund të bëjë që mbështetja ndaj kësaj partie të bie, e cila promovon vlerat e familjes dhe e cilëson veten si parti të krishterë dhe konservatore, transmeton REL.

Një bloger ka postuar fotografi eksplicite dhe video të kryetarit të qytetit Gyor, i cili po merrte pjesë në një orgji në një jaht në Kroaci.

Kryeministri Orban ka qëndrime kundër migrantëve dhe kundërshton ato që ai i ka cilësuar si shtete “jodemokratike” në Evropën Perëndimore.