Opozita e vendosur: S’ka seancë pa tërheqje të nënshkrimit nga marrëveshjet (Video)

Fronti opozitar i përbërë nga Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dhe Nisma për Kosovën janë të vendosura në kërkesat e tyre.

Lajme

28/09/2015 20:38

Këto parti po zotohen se nuk do të lejojnë funksionimin e rregullt të institucioneve derisa kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, nuk e tërheq nënshkrimin nga marrëveshjet e arritura në Bruksel.

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, ka deklaruar për Tribuna Channel se nuk ka kuptim të vazhdojë funksionimi i rregullt i institucioneve të Republikës së Kosovës derisa është i rrezikuar shteti i Kosovës. Për këtë arsye ai thotë se kanë vendosur që të bojkotojnë mbledhjet e Kryesisë së Kuvendit, por në të njëjtën kohë nuk do të lejojnë zhvillimin e seancave plenare në Kuvendin e Kosovës./Tribuna Channel

YouTube player