Opozita e quan “të rrezikshme” Gjykatën Kushtetuese (Video)

Përfaqësues të tri partive opozitare, Lëvizjes Vetëvendosje, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën, kanë protestuar sërish ndaj punës së Gjykatës Kushtetuese.

Lajme

14/04/2015 14:45

Me anë të një aksioni simbolik para ndërtesës së kësaj gjykata, ata kanë kërkuar dorëheqjen e kryetarit Enver Hasani, i cili, sipas tyre, nuk po e kryen punën për të cilën është i thirrur, por në vend të saj, ai po ndjekë agjenda politike.

Përfaqësues opozitarë gjatë këtij aksioni, e kanë izoluar hyrjen e ndërtesës së Gjykatës Kushtetuese me shirit në të cilën shkruhej “Danger” (Rrezik) dhe kanë vendosur një pankartë me mbishkrimin “Vend i krimi, Këtu Falsifikohen Dokumentet”.

Gjatë zhvillimit të aksionit, pjesëmarrësit hasen në kundërshtim të policisë, ku pati edhe një konfrontim të lehtë në mes tyre.

Nol Nushi, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje tha se Gjykata Kushtetuese vetëm formalisht e mbanë një emër të tillë, pasi që kjo është në shërbim të pushtetit, raporton lajmi.net.

Ai ka bërë thirrje edhe te qytetarët që në mënyrë sa më masive të marrin pjesë në protestën e paralajmëruar të mbahet të shtunën (më 18 prill).

“Emri i Gjykatës Kushtetuese  ka mbetur formal sepse funksionimi këtij institucioni tashmë ka ndryshuar plotësisht. Edhe ky institucion publik, që sikur shumë të tjerë, nuk i ka shpëtuar kthetrave të PDK-së”, tha Nushi.

Ai ka përmendur edhe falsifikimin e nënshkrimit të gjykatësit amerikan, si rastin më flagrant të bërë nga Gjykata Kushtetuese.

“Ky akt e inkriminon drejtpërdrejt kryetarin e kësaj gjykate Enver Hasanin, i cili është përgjegjës për mbarëvajtjen e së cilit proces në këtë gjykatë”.

“Përveç shkeljeve etike, për të cilat Hasani është i njohur, ka bërë edhe shkelje të Kodit Penal të Kosovës”.(lajmi.net)

YouTube player

11041444_10153194184480120_7680483902593347688_n 11133759_10153194191015120_6513925210729980396_n 11150185_10153194184075120_4546023985286391525_n