Opozita e quan populist vendimin e Ahmetit

Vendim populist po e konsideron opozita ndarjen e 50 mijë eurove nga udhëheqësja komunale e Prishtinës për rastet e rënda sociale në kryeqytet.

Lajme

25/12/2014 19:32

Flamur Shala, këshilltar i LDK-së në Prishtinë, ka thënë se nuk është kundër ndarjes së mjeteve për këto familje, por ato nuk e zgjidhin problemin ekonomik në Prishtinë.

Shala ka kritikuar kreun e Komunës për, siç ka thënë ai, ngufatje të ekonomisë në kryeqytet, raporton KTV.

Ndërkaq, zëdhënësja e Komunës, Miranda Mullafazliu ka thënë se nga ky fond do të përfitojnë rreth 300 familje dhe organizata joqeveritare.

Ajo ka pranuar se kjo shumë nuk e përmirëson gjendjen ekonomike të familjeve në nevojë por, sipas saj, kaq janë mundësitë e Komunës, raporton KTV.