Opinionistja Balina u rikthye sonte në spektakël dy javë pasi rezultoi pozitiv me COVID

Balina Bodinaku është opinionistja zyrtare e 'Big Brother Albania VIP'.

ShowBiz

07/12/2021 21:37

Ajo ka munguar dy emisionet e kaluara pasi ka rezultuar pozitiv me Covid-19, shkruan lajmi.net.

Opinionistja sonte është rikthyer në spektakël dhe po duket në formë të mirë shëndetësore.

Kujtojmë se ajo mungoi në spektaklin më të shikuar kur u diskutua për Donaldin dhe Beatrixin ku ishte Arbëri ai i cili e kryqëzoi Donaldin me pyetjet e tij.

Ndërkohë në anën tjetër Balina në një video live me tjerë ish-banorë ishte shprehur jo e knaqur dhe kishte deklaruar se Donaldi ishte marrë në pyetje si në kohën e komunizmit.

Balina u zëvendësua në spektaklet që mungoi nga Sonila Meço./Lajmi.net/