Operohet me sukses Osimhen, mungon për tre muaj

Sulmuesi i Napolit, Victor Osimhen është operuar me sukses.

Sport

23/11/2021 15:19

Nigeriani pësoi lëndim të rëndë në ndeshjen ndaj Interit, ku u detyrua me patjetër të operohet në fytyrë, transmeton lajmi.net.

Napoli përmes një komunikate konfirmoi se Osimhen është operuar me sukses dhe tani nis rruga drejtë shërimit.

“Të martën në mëngjes, Victor Osimhen është operuar nga Gianpaolo Tartaro, që është asistuar nga Dr Mario Santagata me Dr Raffaele Canonico. Lojtari është duke ia dal mirë dhe do të qëndrojë nën vëzhgim edhe në ditët në vijim”, shkroi klubi në komunikatë.

“Napolitanët” gjithashtu konfirmuan se për plotë tre muaj futbollisti do jetë jashtë fushës./Lajmi.net/