“Operacioni Eriksen”, Barcelona përfshinë edhe Rafinhan

Barcelona do të tentojë që me një ofertë të re të bind Tottenhamin për transferimin e Christian Eriksen.

Sport

11/06/2018 19:58

Mesfushori danez po pëlqehet shumë nga trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde.

‘Katalanët’ në ofertën e re për Eriksen do të përfshijnë edhe brazilianin Rafinha.

Rafinha sezonin e kaluar ka shkëlqyer në fanellën e Interit ku ka qenë i huazuar, duke ndihmuar zikaltërit që të rikthehen në Ligën e Kampionëve pas gjashtë sezoneve./Lajmi.net/