Operacionet kundër kontrabandës: Dogana sekuestron 615 litra vaj ushqimor me origjinë nga Serbia

Dogana e Kosovës, ka arritur që të identifikojë një automjet që transportonte mallra të kontrabanduara.

Lajme

07/07/2022 15:52

Po ashtu njoftohet se ky është rasti i pestë i identifikuar nga Dogana e Kosovës, shkruan lajmi.net.

Në kuadër të kësaj, është zbuluar rasti i kontrabandimit të 615 litra vaj ushqimor me origjinë nga Serbia.

Po ashtu njoftohet se automjeti dhe mallrat janë sekuestruar derisa ka filluar procedura e kundërvajtjes.

“Vazhdon operacioni kundër kontrabandës. Prishtinë 7 korrik  2022, Njësitet Antikontrabandës të Doganës së Kosovës në kuadër të planit operativ kanë arritur që të identifikojnë edhe rastin e pestë (5), respektivisht edhe një automjet që trasportonte mallra të kontrabanduara. Në kuadër të planit operativ është zbuluar edhe një rast tjetër i kontabandimit të 615 litra vaj ushqimor me origjinë nga Serbia. Automjetet dhe mallrat janë sekuestruar derisa ka filluar procedura kundërvajtëse”, thuhet në njoftimin  e doganës. /Lajmi.net/