Operacione plastike për t’i ngjarë Justin Bieber
Një mashkull 33 vjeçar ka shpenzuar pesë vjet dhe 100 mijë dollarë, për t’u dukur sikur heroi i tij, pop idoli i adoleshentëve, Justin Bieber. Toby Sheldon është një tekstshkrues nga Los Angeles, i cili i ka përdorur karakteristikat rinore të Bieber, si inspirim për një numër intervenimesh kirurgjike, përfshirë këtu mbushjet në fytyrë, reduktim…

ShowBiz
Një mashkull 33 vjeçar ka shpenzuar pesë vjet dhe 100 mijë dollarë, për t’u dukur sikur heroi i tij, pop idoli i adoleshentëve, Justin Bieber.
Toby Sheldon është një tekstshkrues nga Los Angeles, i cili i ka përdorur karakteristikat rinore të Bieber, si inspirim për një numër intervenimesh kirurgjike, përfshirë këtu mbushjet në fytyrë, reduktim i mjekrës dhe kirurgji në qepalla.
“Kur Justin Bieber u bë i famshëm, unë isha xheloz nga dukja e tij e mirë! Ai e ka atë fytyrë bebe, të cilën unë vërtetë e pëlqeja”, deklaroi ai.
– “Disa njerëz blejnë vetura apo pallate të shtrenjta. Kurse, unë me paratë e mia bëra operime, që të dukesha më shumë si Justin Bieber”, vazhdoi ai.
Obsesioni i Sheldon kishte nisur kur ai filloi të kishte tretmane për ndalimin e rënies së flokëve, kur ishte 23 vjeç, por ato u shtuan kur në skenë doli Bieber në vitin 2008.
“Kur Justin filloi të bëhej i famshëm, fytyra e tij ishte çdokund dhe krejt çka mendoja kur e shihja atë fotografi ishte: dua të dukem si ai”, rrëfen Sheldon.
Ai i ka shpenzuar tashmë 8,000 dollarë në transplantimin e flokëve, që të duken më të bardhë, por ai nuk ishte i kënaqur me rezultatet.
Ai e mori fotografinë e Bieber tek qendra e intervenimeve plastike, për t’ua demonstruar mjekëve se si ekzakt dëshiron të duken flokët e tij. “Unë i bëra tri transplantime dhe në total shpenzova 21,000 dollarë për flokët e mi”, vijoi ai.
Sapo e arriti stilin perfekt të flokëve të Bieber, Sheldon, i cili e pranon se ka frikë nga plakja, thotë se tash ndihet mjaft mirë.
“Duke e përdorur sharmin e ‘baby face’ të Justin si inspirim timin, kam qenë në gjendje ta rindërtoj tërësisht dukjen time dhe të dukem më i ri, pas intervenimeve plastike”, thotë ai. – “Tash dukem vërtetë sikur Justin dhe nuk mund të isha më i lumtur se aq”.
Sheldon thotë se e admiron dukjen e shkëlqyeshme rinore të Bieber, por jo domosdoshmërisht edhe muzikën që e bën këngëtari kanadez. Pas renovimit të suksesshëm të flokëve, Sheldon i përmirësoi edhe fytyrën dhe buzët, për t’u dukur më i ri.