Operacion anti –ISIS në Romë, arrestohen dy shqiptarë nga Maqedonia

Një operacion antiterrorizëm nga policia italiane ka çuar në arrestimin e 3 personave, 2 prej tyre shqiptarë nga Maqedonia.

Lajme

12/03/2016 08:29

Bëhet fjalë për 41-vjeçarin Vullnet Maqellara, i njohur si Carlito Brigande, dhe për 26-vjeçarin Abdulla Kurtishi.

Nga operacioni i zhvilluar në Romë është arrestuar edhe një shtetas tunizian, 29-vjeçari Firas Barhoumi./top-channel.tv