Opel prezanton modelin e ri Insignia Grand Sport
Opeli i ri Insignia Grand Sport është bazuar në platformën e re modulare ku përveç sportivitetit ky model vjen me më shumë hapësirë të brendshme dhe koeficient të aerodinamikës prej vetëm 0.26.

Auto & Tek
Pesha është reduktuar për 175 kg në krahasim me modelin paraardhës, transmeton Express. Tavani është ulur me 29mm dhe zgjeruar me 11mm. Po ashtu, distanca ndërmjet boshteve është rritur për 92mm.
Ky model vjen me drita IntelliLux LED matrix, Lane Keep Assist, projektim të instrumenteve në xhamin e përparmë, ulëse Premium të certifikuara AGR, xhamin e përparmë me sistem të shkrirjes së borës dhe avullit dhe ulëse të para dhe të pasme me ngrohje.
Nuk ka informata në lidhje me motorët, por pritet që pjesë e tyre të jetë motori me benzinë 2.0-litër me 247 kf.