Olympiakos po trondit Tottenhamin e Mourinhos, të gjitha rezultatet e pjesës së parë

Olympiakos është duke befasuar Tottenhamin në udhëtim.

Sport

26/11/2019 21:48

Ekipi grek është duke fituar me rezultat 1-2, me golat e El Arabi (6’) dhe Semedo (19’), ndërsa në fundin e pjesës së parë shënoi Dele Alli.

Ndryshe, kjo është ndeshja e parë e Mourinhos në krye të Spurs në Ligën e Kampionëve.

Real Madrid është duke fituar derbin ndaj PSG me rezultat minimal falë golit të Karim Benzema (17′).

Të gjitha rezultatet tjera:

Atalant 1-0 Dinamo Zagreb
Man City 0-0 Shakhtar Donetsk
Crvena Zvezda 0-1 Bayern Munich
Juventus 1-0 Atletico. /Lajmi.net/