Olti Curri i gatshëm për t’i gjetur nuse pas ndarjes, reagon ish-i i Stines

Olti Curri ka marrë reagim nga ish-i i Stines pasi deshti që atij t'ia gjejë një nuse pas ndarjes.

ShowBiz

03/04/2019 14:59

Olti Curri njihet si një personalitet publik i cili bën shaka me emrat e njohur të estradës shqiptare, shkruan lajmi.net.

Kësaj here radhën e kishte Stine. Në një foto e cila po qarkullon në media shihet se Olti e ka publikuar një foto të Stines tek e cila i ka pyetur ndjekësit se me kë do të shkonte si çift Stine dhe nuk ka munguar reagimi i Grazias, ish-partneres së Stines.

Po dale të bëjë 6 muaj i ndarë të paktën, që dhe ai të qartësohet çfarë do të bëjë me veten dhe jetn e tij, pastaj hidh kandidaturat.”- shkruan Grazia në postim.

Stine së fundmi gjatë një interviste ka folur edhe për jetën private. Ai la të kuptohet se mund të rikthehet me Gracielën nëse ajo do të sillej mirë.

“Nuk them që ka mbaruar apo ka filluar. Ne kemi raporte të mira, takohemi me vajzën. Po u soll mirë, do ta shikojmë”, u shpreh këngëtari”, ishin fjalët e tij./Lajmi.net/