Olta “kërcënon” Kiarën dhe Efin: Tirana është shumë e vogël, do t’i them të gjitha

Ditën e djeshme janë zhvilluar debate të ashpra mes Oltës dhe Luizit. Në debatin e tyre ishte aktorja që për një moment ka përfshirë edhe Kiarën, shkruan lajmi.net. Ajo i thoshte Luizit se di shumë gjëra për të. “Do të vijë dita që do të them se çfarë opinioni kam për Kiarën. Nuk do të…

ShowBiz

31/01/2023 16:14

Ditën e djeshme janë zhvilluar debate të ashpra mes Oltës dhe Luizit.

Në debatin e tyre ishte aktorja që për një moment ka përfshirë edhe Kiarën, shkruan lajmi.net.

Ajo i thoshte Luizit se di shumë gjëra për të.

“Do të vijë dita që do të them se çfarë opinioni kam për Kiarën. Nuk do të kursehen. Do i nxjerr të gjitha gjërat që di për Kiarën. Tirana është e vogël. Do të t’i rreshtojë të gjitha. E di sa shumë di o Luiz për gruan tënde. Avash avash. Kam arsenal, di gjëra plot”, u shpreh ajo.

E në bisedën që bëri me Kristin, Gixhari theksoi se do të ruaj imazhin, por që do të debatojë sa herë që përmendet.

“Do marr hak në formën time, pa dalë nga korniza ime. Pa u bërë vulgare. Të më thotë mbi moralin dhe unë të rri. Unë e ruaj figurën time edhe duke iu kthyer. Do të përdor Arsenalin që kam nga jashtë”, shtoi ajo.

Në këtë ka qenë e përfshirë edhe banorja tjetër, Efi, për të cilën tha se mund ta nxjerr jashtë me vetëm një fjali./Lajmi.net/