Olta kërcënoi Efin, reagon Mikela: Jam kurioze çfarë do bësh me “As-at” nën mëngë që kanë njerëzit për ty

Ditën e djeshme në “Big Brother VIP Albania”, janë zhvilluar debate të ashpra mes Luizit e Oltës. Olta nuk la pa i përfshirë edhe Kiarën dhe Efin në debate teksa tha se ajo di shumë gjëra për to, shkruan lajmi.net. Lidhur me këtë ka reaguar edhe shoqja e ngushtë e Efit, Mikela. Në një reagim…

ShowBiz

31/01/2023 17:33

Ditën e djeshme në “Big Brother VIP Albania”, janë zhvilluar debate të ashpra mes Luizit e Oltës.

Olta nuk la pa i përfshirë edhe Kiarën dhe Efin në debate teksa tha se ajo di shumë gjëra për to, shkruan lajmi.net.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe shoqja e ngushtë e Efit, Mikela.

Në një reagim në rrjetet sociale, Mikela ka shkruar se ndihet shumë mirë që Olta është ende brenda shtëpisë së “Big Brother Vip” pasi publiku do ketë mundësi të “njoh fytyrën e vërtetë” të saj.

Ajo e përmbyll shkrimin e saj, duke pyetur se çfarë do të bëjë Olta me “As-et” që kanë njerëzit për të.

“Kush flet pikërisht ti moj Olta. Një femër pa karakter, manipuluese, mashtruese, një femër e ulët. Më vjen keq që po të mbajnë në atë shtëpi, por njëkohësisht më vjen dhe mirë që po nxjerr fytyrën tënde të vërtetë. Nëse mendon se po prek vajzat e shtëpisë në moral, e ke shumë gabim, kur balta vjen nga llumi nuk të bën pis. Kurioze jam çfarë do bësh me “As-at” nën mëngë që kanë njerëzit për ty”, shkruan Mikela./Lajmi.net/