Olta Gixhari, e vetme me pushime në Romë (Foto)

Aktorja shqiptare, Olta Gixhari ka udhëtuar drejt Romës, për të kaluar disa ditë pushimesh.

ShowBiz

03/02/2016 13:01

E gjatë shtëtitjeve të saj, ajo ka ndaluar dhe tek një prej destinacioneve më të njohura të Romës, pikërisht në të famshmen “Fontana di Trevi”.

Ashtu siç ka postuar dhe vetë Olta në profilin e saj në Instagram, edhe ajo e ka bërë ritualin e famshëm të hedhjes së monedhës në shatërvanin e famshëm, për të plotësuar një dëshirë.

“Fontana di Trevi, hodha lekun dhe mendova dëshirën” shkruan Olta.

Në kryeqytetin italian, bjondja bukuroshe, ka theksuar se ka shkuar me pushime e vetme, e ndoshta shatërvani i plotëson dëshirën që të kthehet herën tjetër çift./tvklan.al