Olluri tallet me reagimin e Berishajt: Sllovenia paska shumë mediume të lidhuna me PAN-in
Gazetari, Parim Olluri, ka ironizuar me reagimin e Ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, ndaj raportimeve të mediave sllovene për një skandal financiar ku raportohet të jetë i përfshirë edhe vet Berishaj.
Lajme
Olluri, përmes një postimi në Facebook, në formë ironike ka thënë se në Slloveni ka shumë mediume të lidhura me PAN-in, duke shtuar, përsëri me ironi, se këto media po merren me budallallëqe, në kohën kur po zhvillohet lufta në Ukrainë, shkruan lajmi.net.
“Sllovenia paska shume mediume te lidhuna me PAN’in. Ne kohen e luftes ne Ukraine po merren tane kohen me budallalleqe kunder Martin Berishajt, shokut te Albin Kurtit. Mediat sllovene duhet me dite qe me 14 shkurt k ndodh dicka ne Kosove. U mbyll kapitulli i ryshfeteve”, ka thënë Olluri. /Lajmi.net/