Olluri tallet me Kurtin: Edhe nëse bëhet luftë, ai s’mund të bëhet si Zelensky

Parim Olluri gazetar, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Albin Kurti, i cili ka thënë se situata mes Kosovës dhe Serbisë mund të përshkallëzohet në konflikt të armatosur. Olluri përmes një postimi në Facebook ka ironizuar me Kurtin duke thënë se, kryeministri është i pafat kah ana e heroizmave të luftës, pasi që i pari…

Lajme

09/08/2022 11:40

Parim Olluri gazetar, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Albin Kurti, i cili ka thënë se situata mes Kosovës dhe Serbisë mund të përshkallëzohet në konflikt të armatosur.

Olluri përmes një postimi në Facebook ka ironizuar me Kurtin duke thënë se, kryeministri është i pafat kah ana e heroizmave të luftës, pasi që i pari i qeverisë nuk ka mundur të hyjë në UÇK sepse ka qenë i ri, shkruan lajmi.net.

Gazetari po ashtu ka thënë se Kurti nuk mund të bëhet si presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, pasi që kompetencat e komandës supreme të ushtrisë i takojnë Vjosa Osmanit.

“Edhe nese behet lufte, Kurti nuk mund te behet si Zelensky. Kompetencat e komandantes supreme te ushtrise i takojne Vjosa Osmanit. Shume eshte i pafat kah ana e heroizmave te luftes. Ne UÇK nuk pati mujte me hi. Pati qellu i ri ne moshe. Shtalb hala”, ka thënë Olluri. /Lajmi.net/