Oliverit i tërhiqet vërejtja

Nuk është vetëm Lista “Srbija” e cila ka problem me certifikim nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës për shkak të emërtimit. Edhe Lista Qytetare nga veriu i Mitrovicës, e drejtuar nga Oliver Ivanovic, ka marrë një vërejtje nga KQZ për mangësi teknike. Ndonëse KQZ zyrtarisht nuk e ka përmendur emërtimin si arsye për vërejtjet…

Lajme

12/09/2013 10:03

Nuk është vetëm Lista “Srbija” e cila ka problem me certifikim nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës për shkak të emërtimit.

Edhe Lista Qytetare nga veriu i Mitrovicës, e drejtuar nga Oliver Ivanovic, ka marrë një vërejtje nga KQZ për mangësi teknike.

Ndonëse KQZ zyrtarisht nuk e ka përmendur emërtimin si arsye për vërejtjet e veta, Oliver Ivanovic dyshon se problemi qëndron pikërisht këtu.

“Kemi marrë një shkresë nga KQZ se lista përmban mangësi teknike, por kjo nuk është arsyeja kryesore pse nuk është certifikuar lista jonë, por emërtimi, dhe kjo është diçka për të cilën askush nuk na thotë hapur”.

“Emërtimi i listës që udhëheq ‘Serbia, Demokracia, Drejtësia’ përfaqëson ‘brend'”. Deri më 14 shtator, mangësitë teknike duhet të zgjidhen.”

“Është e qartë se problemi është te ëmërtimi, por si është e mundur që lista malazeze nuk paraqet pengesë?”

Të mërkurën, Kryeministri i Serbisë Ivica Dacic ka paralajmëruar diskutime me OSBE’në, si “lehtësuese” e votimeve në komunat e veriut, për ta zgjidhur problemin e emërtimit të subjekteve politike të serbëve.

Por, Zëdhënësi i Misionit të OSBE’së në Kosovë, Nikola Gaon është shprehur se ky Mision nuk është i përfshirë në çështjen e certifikimit të subjekteve politike.

“Certifikimi i subjekteve politik dhe kandidatëve është në mandat të KQZ’së dhe i përket ekskluzivisht këtij institucion i të merret me këtë punë”.