Oliver Ivanoviq sot kthehet në gjykatë

Gjykimi i të dyshuarit për krime lufte në Kosovë, Oliver Ivanoviq do të vazhdoj sot në seancën që do të mbahet në Gjykatën Themelore në veri të Mitrovicës.

Lajme

10/09/2015 11:23

Lideri i Iniciativës Qytetarë SPD, Oliver Ivanoviq, do të kthehet në gjykatë së bashkë me katër seë të tjerë të cilët në bazë të aktakuzës dyshohen për vrasjen e shqiptarëve në Mitrovicë nga viti 1999 deri më 2001.

Vazhdimin e seancës gjyqësore e ka konfirmuar për lajmi.net, edhe zëdhënësja e misionit të EULEX-it, Besa Domi.

“Seanca ndaj Oliver Ivanoviqit dhe të tjerëve do të vazhdoj sot”, ka thënë Domi në një deklarim për lajmi.net.

Gjykimi i Ivanoviqit, që u arrestuar në janar të vitit të kaluar është përcjellë me kontradikta të mëdha në mes të kërkesës së palës mbrojtëse dhe zyrtarëve qeveritar serb të cilët kërkonin lirimin nga paraburgimi dhe mbrojtjen në liri si dhe prokurorisë së EULEX-it e cila kishte kërkuar vazhdimin e paraburgimit për të dyshuarin. /lajmi.net