Oleksandr Usyk thyen heshtjen – flet për duelin e mundshëm me Chisora

Oleksandr Usyk është i hapur për një duel me Derek Chisora.

Sport

08/11/2019 19:02

Usyk duket se nuk do të presë luftën për titullin e kampionit, pasi planifikon që të përballet me Chisora, paraprakisht.

‘Sky Sports’ raporton se për herë të parë skuadra e Usyk ka shprehur vullnetin për të dueluar me Derek Chisora, transmeton lajmi.net.

Ukrainasi është mandatori i WBO për sfiduesin e titullit, i cili do të mësohet se kujt i takon pas revanshit Joshua – Ruiz.

Menaxheri i Usyk ka thënë se boksieri i tij është i gatshëm të duelojë me Chisora, edhe nëse nuk ka rrip kampioni në lojë.

Mbetet të shihet nëse do të caktohet ndonjë duel mes dy gjigantëve të kategorive të rënda. /Lajmi.net/