‘Old Trafford’ në festë, Man United deklason Chelsea dhe siguron Ligën e Kampionëve

Man United ka fituar derbin ndaj Chelsea. ‘Djajtë e Kuq’ fituan 4:1 ndaj Chelsea, shkruan lajmi.net. Me këtë fitore United siguruan kualifikimin në Ligën e Kampionëve. duke lënë Liverpoolin në Evropa Ligë sezonin e ardhshëm. Serinë e golave e nisi Casemiro. Braziliani shënoi në minutën e 6′ të ndeshjes. Deri në përfundimin e pjesës së…

Sport

25/05/2023 23:02

Man United ka fituar derbin ndaj Chelsea.

‘Djajtë e Kuq’ fituan 4:1 ndaj Chelsea, shkruan lajmi.net.

Me këtë fitore United siguruan kualifikimin në Ligën e Kampionëve. duke lënë Liverpoolin në Evropa Ligë sezonin e ardhshëm.

Serinë e golave e nisi Casemiro. Braziliani shënoi në minutën e 6′ të ndeshjes.

Deri në përfundimin e pjesës së parë, ‘Djajtë’ shënuan edhe njëherë.

Anthony Martial ishte ai që dyfishoi rezultatin, duke mbyllur 2:0 pjesën e parë.

Edhe në pjesën e dytë loja ishte në favor të Man United.

Në minutën e 73′ shënoi Bruno Fernandes, nga penalltia.

Kurse për 4:0 u përkujdes Marcus Rashford, anglezi realizoi pas një gabimi nga mbrojtja e ‘Bluve’.

Teksa golin e nderit për Chelsea e shënoi Joao Felix, në minutën e 89′ të ndeshjes.

Me këtë fitore Man United ngjiten në vendin e tretë me 72 pikë, kurse Chelsea mban vendin e 12 me vetëm 43 pikë./Lajmi.net/