Ola bëhet ‘mollë sherri’ mes Muratit dhe Sindit, debat i ashpër në studio

Sindi u bë xheloze pas takimit të Muratit me Sindin.

ShowBiz

08/04/2021 19:02

Vajza e re e “Përputhen”, ka bërë që Sindi të bëhet xheloze pas takimit që kishte me Muratin, shkruan lajmi.net.

Ajo me të hyrë në program tha se Murati ishte ndër djemtë që e pëlqen, andaj e ftoi në një takim.

Siç nuk e kemi parë asnjëherë, Murati u shfaq shumë i afërt në takim me Olën, andaj kjo bëri që të reagojë Sindi.

Sindi tha se nuk e priste këtë veprim të Muratit, andaj ndihej tejet e zhgënjyer.

Në anën tjetër, dy vajzat debatuan lidhur me faktin përse Ola e përmendi Sindin në takim, duke bërë krahasime me të. /Lajmi.net/