OKB: Rusia pretendon territor në Oqeanin Arktik

Rusia e ka paraqitur një kërkesë në Kombet e Bashkuara për territore të mëdha në Oqeanin Arktik.

Bota

04/08/2015 15:21

Ministria e jashtme ruse ka njoftuar sot se Moska i kërkon 1.2 milionë metra katrorë të Detit Arktik, shkruan rel.

Rusia, Shtetet e Bashkuara, Norvegjia, Danimarka dhe Kanadaja, të gjitha janë përpjekur ta ushtrojnë juridiksionin e tyre në pjesën e Oqeanit Arktik, që mendohet se përmban burime të mëdha energjisë së Tokës, që nuk janë të zbuluara.

Një kërkesë të tillë në OKB, Rusia së pari e kishte bërë në vitin 2002, por ajo ishte refuzuar për shkak të mungesës së provave.

Raportohet se kërkesa e fundit ruse përmban shumë më tepër të dhëna.