OKB miraton rezolutë kundër financimit të IS-it

Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka miratuar unanimisht një rezolutë që synon shkëputjen e burimeve të financimit të grupit militant të Shtetit Islamik (IS) dhe bashkëpunëtorët e Al-Kaedës, si fronti i Al-Nusras në Siri.

Bota

12/02/2015 17:57

Rezoluta, e miratuar nga Këshilli më 12 shkurt, bën thirrje për sanksione kundër individëve dhe subjekteve që blejnë naftën nga grupet ekstremiste dhe u kërkon vendeve të marrin “masat e duhura” për të parandaluar tregtinë me sendet e trashëgimisë kulturore të marra në mënyrë të paligjshme nga Siria.

Një ndalim i ngjashëm ekziston tashmë edhe për antikitetet e Irakut./REL/