OKB miraton planin për Sirinë

Rezoluta paralajmëron pasoja nëse Siria nuk pajtohet, por ajo do të varet nga këshilli i cili bën një rezolutë tjetër në rast të mos-pajtueshmërisë.

Bota

28/09/2013 09:36

Këshilli i Sigurimit i OKB’së votoi unanimisht të premten në mbrëmje rezolutën për të siguruar dhe shkatërruar magazinën e armëve kimike të Sirisë, një vendim historik që synon t’i largojë armët kimike nga fusha e betejës në konfliktin e eskaluar të më shumë se dy viteve.

Votimi pas dy javësh negociatash intensive, shënon një përparim të madh në paralizën që ka kapur Këshillin pasi filloi kryengritja siriane. Rusia dhe Kina u kishin vendosur veton e tyre tri rezolutave të mbështetura nga perëndimorët të cilët kanë bërë presion ndaj regjimit të presidentit Bashar Asad për t’i dhënë fund dhunës.

“Rezoluta historike është lajmi i parë shpresëdhënës për Sirinë, në një kohë të gjatë”, tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon menjëherë pas votimit.

Për herë të parë, këshilli miratoi udhërrëfyesin për një transicion politik në Siri, miratuar nga vendet kyçe në qershor të vitit 2012 dhe bënë thirrje për një konferencë ndërkombëtare që ajo të zbatohet, “sa më shpejt që të jetë e mundur”.

Ban tha që data e synuar për një konferencë të re paqeje në Gjenevë është mesi i nëntorit.

Rezoluta paralajmëron pasoja nëse Siria nuk pajtohet, por ajo do të varet nga këshilli i cili bën një rezolutë tjetër në rast të mos-pajtueshmërisë. Kjo i jep aleatit të Assad-it, Rusisë, mjetet për ta çdo dënim nga të qenit i imponuar.

Votimi erdhi vetëm disa orë pasi mbikëqyrësi i armëve kimike në botë miratoi një plan amerikano-rus i cili përcakton kriteret dhe afatet për katalogimin dhe shkatërrimin përfundimtar të armëve kimike të Sirisë.

Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry tha se rezoluta “e fortë, e zbatueshme dhe vendosëse e precedentit” tregon që diplomacia mund të jetë aq e fuqishme sa që t’i largojë në mënyrë paqësore armët më të këqija të luftës. Kerry tha se shkatërrimi i armëve kimike të Sirisë do të fillojë në nëntor dhe do të përfundojë në mes të vitit të ardhshëm.

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov tha se rezoluta nuk imponon automatikisht sanksione ndaj Sirisë.

Këshilli i Sigurimit me këtë rezolutë mishëron planin e aprovuar nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike, duke e bërë atë ligjërisht të detyrueshme.

Marrëveshja lejon fillimin e një misioni për të hequr qafe arsenalin e armëve të Sirisë, që sipas vlerësimeve shkon deri në 1,000 ton arsenal kimik,  deri në mesin e vitit 2014, në mënyrë të konsiderueshme për të përshpejtuar një afat kohor për të shkatërruar e armëve që shpesh merr vite për t’u përmbushur.