OKB-ja miraton rezolutën për nisjen e hetimeve për krime lufte në Ukrainë
Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut ka miratuar një rezolutë për nisjen e një hetimi kundër forcave ushtarake ruse të akuzuara për abuzim.
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2022/05/Screenshot_4-8.jpg)
Bota
Në një seancë urgjente në Gjenevë, këshilli dëgjoi akuzat për krime lufte – ekzekutime civile, përdhunime, tortura dhe rrëmbime të detyruara.
Rezoluta u miratua me 33 vota pro, 12 abstenime dhe dy vota kundër – nga Kina dhe Eritrea.
Rusia u pezullua nga Këshilli muajin e kaluar dhe vendosi të mos i bashkohet seancës si vëzhguese, raporton BBC.