OKB: Dhuna në lindje të Ukrainës mund të destabilizojë gjithë vendin

Situata në pjesën lindore të Ukrainës rrezikojnë që “seriozisht të destabilizojnë gjithë vendin”, vlerësojnë zyrtarët e Kombeve të Bashkuara. Raporti i publikuar nga OKB mbi të drejtat e njeriut shkruan se në Ukrainë po shkelen të drejtat e njerëzve. Rusia nuk pajtohet.

Bota

17/04/2014 20:15

Ndihmës sekretari i përgjithshëm i OKB-së për të drejtat e njeriut, Ivan Simoviq, ka bërë të ditur se situata në lindje të Ukrainës duhet të vlerësohet si prioritet në mënyrë që të ndalet dhuna atje, raporton Radio Evropa e Lirë.

“Situata në lindje, nëse nuk shqyrtohet në mënyrë përkatëse si prioritet, rrezikon që seriozisht ta destabilizojë gjithë vendin. Ata që ushtrojnë ndikim ndaj kësaj situate duhet të ndërmarrin aksion të menjëhershëm për ta ndalur dhunën”.

Në raportin e publikuar nga Komisioneri i Lartë i OKB-së për të drejtat e njeriut, janë hedhur poshtë pretendimet ruse se pakica e gjerë etnike ruse në rajon u ishte nënshtruar sulmeve. Këtë raport të OKB-së, Ambasadori rus, Vitaly Churkin e quan “anues”

“Ky dokument, për fat të keq, në karakterin e tij është anues. Ata që e kanë përpiluar raportin kanë vendosur që të mos theksojnë se autoritetet aktuale në Ukrainë janë të tilla për shkak të grusht shtetit, e jo për shkak të zgjedhjeve të civilizuara demokratike”.

Por këto deklarime i kundërshton Ambasadori britanik në OKB, Mark Lyall Grant.

“Ne kemi dëgjuar nga përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë sot tregim të ri të imagjinuar për zhvillimet në pjesën lindore të Ukrainës. Tek unë nuk ka dyshim se raportet e ardhshme të pavarura të zyrës së Komisionarit të Lartë për të drejta të njeriut do të dëshmojnë se ky rrëfim i ri do të jetë fals, ashtu sikur që tregimi rus për Krimenë është treguar në mënyrë gjithëpërfshirëse që të jetë i tillë”.

Ndërkaq, Ambasadorja e SHBA-ve, Samantha Poëer thotë se të gjitha sulmet kundër këtij raporti janë në fakt sulm kundër gjithë komunitetit ndërkombëtar.

“Nëse ju nuk e pëlqeni porosinë, duket se strategjia ruse është, në mënyrë metaforike, qëllojeni lajmëtarin, me gjithë që këto sulme janë sulme në gjithë komunitetin ndërkombëtar, që ka kërkuar nga zyra e Komisariatit të Lartë për të drejtat e njeriut të paraqes raport të pavarur”.

Ndërkaq, Ambasarodi francez, Gerard Araud ka kërkuar nga Rusia që të tërheq trupat e saj nga kufiri në Ukrainë në mënyrë që të ndalet dhuna.

“Ne kërkojmë nga Rusia që ta shikoj spiralen e përkeqësimit, që vetëm mund të çoj në tragjedi. Duhet t’i tërheq trupat e veta nga kufiri, duhet t’i ndalë thirrjet për \’luftë civile\’. Së pari, të ndalet skenari i ndezjes së zjarrit nga ana e zjarrfikësit”.

Ambasadori i Ukrainës, Yuri Sergeyev thotë se raporti tregon për shkeljen e të drejtave të njeriut në pjesën e Krimesë.

“Kujdes i veçantë me të drejtë u është kushtuar shkeljeve të drejtave të banorëve të gadishullit në okupimin rus. Sipas Komisionit Ndërkombëtar të të Drejtave, komunitetet më të ndjeshme konsiderohen se janë tatarët dhe ukrainasit në Krime, që ishin keqtrajtuar dhe detyruar të largoheshin nga shtëpitë e tyre, për shkak të mungesës së ambientit të sigurt dhe shkeljes së të drejtave dhe lirive të tyre\”, raporton Radio Evropa e Lirë.