OKB dërgon 8 kamionë me ndihma humanitare në Idlib të Sirisë

OKB-ja ka dërguar 8 kamionë me ndihma humanitare për banorët e qytetit sirian të Idlibit

Bota

06/11/2017 15:30

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka dërguar 8 kamionë me ndihma humanitare për banorët e qytetit sirian të Idlibit, raporton Anadolu Agency (AA).

Autokolona humanitare e përbërë nga 8 kamionë ka kaluar pikën kufitare Cilvegozu në rajonin Reyhanli në Hatay.

Ndihmat do të shpërndahen për njerëzit në nevojë të qytetit Idlib dhe të zonës rurale përreth tij.

Idlibi ndodhet rreth pesë kilometra nga qarku kufitar Reyhanli, të provincës turke Hatay.