“Oj Kosovës oj nana ime” jehoi mbrëmë në mes Stambollit falë Rashicës
Milot Rashica ka përjetuar një sezon fantastik me gjigantin turk Galatasaray, skuadër me të cilin edhe u kurorëzua me titullin e kampionit. Galatasaray e mbylli edicionin 2022/23 me 85 pikë, tetë më shumë se Fenerbahce e vendit të dytë, përcjellë lajmi.net. Rashica ishte pjesë e rëndësishme e gjigantit turk, derisa krijoi një partneritet të rrezikshëm…

Sport
Milot Rashica ka përjetuar një sezon fantastik me gjigantin turk Galatasaray, skuadër me të cilin edhe u kurorëzua me titullin e kampionit.
Galatasaray e mbylli edicionin 2022/23 me 85 pikë, tetë më shumë se Fenerbahce e vendit të dytë, përcjellë lajmi.net.
Rashica ishte pjesë e rëndësishme e gjigantit turk, derisa krijoi një partneritet të rrezikshëm me argjentinasin Mauro Icardi.
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës gjatë këtij sezoni realizoi katër gola.
Gjatë festës së titullit, Rashica festoi me flamurin e Kosovës, ndërsa hyri në stadium me këngën ‘Oj Kosovë oj nana ime”.
Më poshtë lajmi.net jua përcjellë momentin në fjalë:
Oj Kosovë oj nana ime! 😍@milotrashica ❤️👏 pic.twitter.com/rIzjWfCE8X
— Kosovan Football 🇽🇰 (@kosovanfooty_EN) June 4, 2023