‘Oj Kosovë oj nëna ime’ këndon Gjira
Gjira ka lansuar një përpunim të këngës ‘Oj Kosovë oj nëna ime’ bashkë me videoklip dhe promovon albumin e saj të parë ‘Dimi e Patika’.

ShowBiz
Këngëtarja Gjira ka lansuar një këngë me motive shqiptare dhe në refern ka përdorur fjalët e famshme të këngës së Shkurte Fejzës ‘Oj Kosovë oj nëna ime’.
Gjira këndon për mallin që ndjen për Kosovën gjatë kohës kur është jashtë dhe kënaqësinë që përjeton kur vjen këtu.
Tekti i këngës është shkruar nga vetë Gjira me motrën e saj Lena, muzika nga Rod Nill ndërsa videoklipi gjithashtu është ide dhe punë e Lenës me Kushtrim Rizën.