‘Oh Zot i madh’ – komentatori e ka të vështirë ta besojë këtë gjuajtje të Federerit në Australia Open

Edhe për standardet e tij, goditja që Roger Federer e dhuroi në rundin e dytë të Australian Open, ishte thjesht e pabesueshme.

Sport

22/01/2020 16:40

Goditja, e cila erdhi gjatë ndeshjes me Filip Krajinovic, e detyroi zvicëranin që të zgjatet në maksimum.

Krajinovic vetëm e shikoi teksa topi mezi qëndroi brenda vijave të fushës.

Me shpresën që ta fitojë titullin e 21-të Grand Slam në Melburn, 38-vjeçari me shumë gjasë do të duhet ta mposht Novak Djokovicin dhe Rafael Nadal, njërin pas tjetrit.

Sidoqoftë, shikoni goditjen për të cilën u kyçët në artikull, në videon e mëposhtme, dhe shijojeni në të njejtën kohë reagimin e komentatorit.  /Lajmi.net/