Ofron miliona për t’ia marrë vajzën për grua

Miliarderi ‘payboy’ nga Hong Kong, i cili kishte ofruar fillimisht 40 milionë funte për çdo mashkull që mund t’ia ndërronte ‘qejfet’ homoseksuale të vajzës së tij, e ka dyfishuar ofertën e tij. Cecil Chao e rriti ofertën në 1 milion HK$ (80 milionë funte), pasi mijëra beqarë dështuan ta bindnin vajzën e tij, Gigi të…

Lifestyle

24/01/2014 14:05

Miliarderi ‘payboy’ nga Hong Kong, i cili kishte ofruar fillimisht 40 milionë funte për çdo mashkull që mund t’ia ndërronte ‘qejfet’ homoseksuale të vajzës së tij, e ka dyfishuar ofertën e tij.

Cecil Chao e rriti ofertën në 1 milion HK$ (80 milionë funte), pasi mijëra beqarë dështuan ta bindnin vajzën e tij, Gigi të martohej me ndonjërin prej tyre.

Manjati 77 vjeçar insiston se 34 vjeçarja është ende beqare, përkundër faktit se ajo ishte martuar dy vjet më parë me partneren e saj, Sean Eav, dy vjet më parë.

Gigi me gruan e saj

Zotëri Chao i ka thënë një gazete malajziase se, përkundër faktit që i ofroi afro 50 milionë euro, 20 mijë njerëzit e regjistruar nuk ia arritën qëllimit dhe Gigi ende nuk e ka ndërruar preferencën e saj gjinore.

Ai thotë se nuk dëshiron të përzihet në jetën private të vajzës, por ai gjithmonë ka dashur që ajo të martohet dhe të ketë fëmijë.

“Unë nuk po them se ajo nuk është OK nëse është homoseksuale. Mendoj se kjo është zgjedhje e saj, por ajo duhet të jetë e sigurt se e di se çka dëshiron. Ndoshta ajo sot do diçka ndryshe, në krahasim me atë që e do në të ardhmen”, kishte thënë Cecil Chao për ABC News 20/20.

Në anën tjetër, gruaja e zonjës Chao ka mbetur e ‘goditur’ nga intervista e babait të saj. Gigi nuk beson se paratë që i ka ofruar babai i saj mund ta tërheqin atë që ta zgjedh ndonjërin prej meshkujve, pasi ajo ndihet rehat me jetën aktuale.

Sidoqoftë, ajo i është mirënjohëse babait të saj që po mundohet, por zgjedhja e saj prej homoseksualeje, duket se është e përhershme.

Por, mos i humbni shpresat burra, kurrë mos thuaj kurrë. Mund të provoni edhe ju, duke u bërë njëkohësisht milionerë dhe me grua…

Babai në hall