Ofertë ‘mbretërore’ për Suarezin

Real Madrid ka ringjallur interesimin për transferimin e sulmuesit të Liverpoolit, Luis Suarez. Klubi mbretëror është i gatshëm të paguajë 60 milionë funte për yllin uruguaian.

Sport

10/05/2014 14:04

Real Madrid është i gatshëm të shpenzojë 60 milionë funte për transferimin e sulmuesit të Liverpoolit, Luis Suarez, gjatë afatit kalimtar të verës.

Suarez ishte kërkuar nga Los Blancos në verën e shkuar, para se të mbetej në Anfield, dhe nënshkruajë kontratë të re afatgjate.

Por, pas një stinori të jashtëzakonshëm ku ndihmoi Liverpoolin të luftojë për titullin e kampionit në Premierligë, Reali është i gatshëm të tentojë sërish për transferimin e tij.

Presidenti i Realit, Florentino Perez kërkon të shtojë edhe një emër të madh në skuadër për sezonin e ri në mënyrë që të luftojë në të gjitha frontet dhe Suarez është objektivi kryesor.

Sipas mediave spanjolle, Reali do të fillojë me një ofertë prej 60 milionë funtesh, para fillimit të Kampionatit botëror, por ajo mund të rritet me kalimin e kohës.