Ofertë marramendëse për Xavin

Xavi Hernandez mund ta lë Barcelonën gjatë kësaj vere. Mesfushori spanjoll e ka marrë një ofertë marramendëse nga Katari, të cilën vështirë se do të mund ta refuzojë. 

Sport

17/06/2014 17:08

Xavi Hernandez duket se është duke e kaluar sezonin e fundit në Barcelonë, ekip në të cilin u rrit dhe u zhvillua, duke fituar gjithçka.

Mirëpo, dikur vjen fundi dhe 34 vjeçari mund të largohet gjatë kësaj vere nga gjiganti katalunas.

Kjo pasi klubi Al-Jazira nga Abu Dhabi i Katarit, ia ka ofruar atij 9 milionë euro për sezon, me një kontratë trevjeçare, të cilën vështirë se mund ta refuzojë veterani spanjoll, i cili për momentin është i angazhuar me Përfaqësuesen në Botëror.

Pasi të përfundojë evenimenti që po mbahet në Brazil, Xavi do t’i shqyrtojë me kujdes ofertat, për të vendosur në fund nëse do të qëndrojë në Camp Nou apo do të largohet përfundimisht, pasi e shkroi historinë me Blaugrana.