Ofertë e re për Donnarumman, 50 milionë euro nga Premierliga

10:23 | 13 Qershor 2018

“The Sun” raporton se Chelsea ka ofruar 50 milionë euro për blerjen e Gianluigi Donnarumas nga Milan.

Milan ka një ofertë të re për shitjen e portierit Gianluigi Donnarumma.

“The Sun” raporton se Chelsea ka ofruar 50 milionë euro për blerjen e portierit italian.

Po ashtu, “Blues” i kanë dhënë Milanit edhe variantën tjetër të shkëmbimit me sulmuesin Alvaro Morata, përcjell “lajmi.net”.

Morata është pranë largimit nga Chelsea, dhe mund të jetë futbollist i nevojshëm nga Milan. /Lajmi.net/