Oferta marramendëse e Realit për Havertz

Real Madrid i kanë ofruar Bayer Leverkusenit 80 milionë euro për yllin Kai Havertz, dhe janë të gatshëm të lejojnë qëndrimin e tij në Bundesligë edhe për një sezon, sipas raporteve në Gjermani.

Sport

06/06/2020 09:02

20 vjeçari pritet të largohet nga Bayer Leverkusen pas një sezoni të jashtëzakonshëm ku ka shënuar 15 gola dhe ka regjistruar rekord prej tetë asistimeve, përcjell lajmi.net.

Ky rekord përfshinë edhe pesë gola në katër paraqitje për Kombëtaren e Gjermanisë, me lojtarin që po ndiqet edhe nga Bayern Munich, që nga rikthimi i Bundesligës muajin e kaluar.

Por Bild thotë se Real Madrid janë duke shkuar për të mposhtur gjithë listën e gjatë të konkurrentëve për nënshkrimin e Havertz, duke i ofruar atij mundësinë që të qëndrojë edhe një sezon në Bundesligë.

Raportet thonë se një marrëveshje e tij do të ishte avantazh për dy klubet, me Leverkusen që do të ishte në gjendje të investonte paratë në afatet e ardhshme kalimtar, ndërsa trajneri Zinedine Zidane do të siguronte një nga mesfushorët më të talentuar në Evropë.

Havertz është paraqitur 114 herë në fanellën e Bayer Leverkusen, duke shënuar edhe 35 gola./Lajmi.net/