Oferta e Fortë për Q7

Visar Arifaj ka shpreh gëzimin e tij për shitjen e Q7’shit, e hiç s'është pëmbajtur nga gëzimi që po i ofrohet edhe atij mundësi të jap ofertën e tij për këtë aset luksi që edhe për pak ditë do të jetë pronë e Komunës së Prishtinës. Paralajmëroi ofertën e tij.

Lajme

26/02/2014 12:39

Menjëherë pas marrjes së vendimit për shitjen e Audisë Q7 e cila është përdorur nga ish Kryetari i Komunës, Isa Mustafa, ka nisur interesimi për blerjen e kësaj veture luksoze.

I pari që ka shfaqur interesim për blerjen e saj është Kryetari Legjendar i Partisë së Fortë, Visar Arifaj.

Ai ka shpreh gëzimin e tij për shitjen e Q7’shit, e hiç s’është pëmbajtur nga gëzimi që po i ofrohet edhe atij mundësi të jap ofertën e tij për këtë aset luksi që edhe për pak ditë do të jetë pronë e Komunës së Prishtinës.

Arifaj ka thënë se Audin Q7 e konsideron si shumë reprezentative për Partinë e Fortë.

“Partia e Fortë e sheh veturën Audi Q7 si simbol të pushtetit dhe statusit të lartë shtetëror”.

“E konsiderojmë si një aset shumë reprezentativ për partinë tonë dhe shfaqim interesim për ta blerë për partinë tonë”.

“Andaj do ta përkrahim shitjen e këtij automjete e gjithsesi edhe të gjitha aseteve tjera luksoze që mund të jenë për momentin në posedim të komunës”.