Ofendimet ndaj Prishtinës dhe gjyqtarit – Ballkani, Daja e Kabashi në procedurë disiplinore të FFK-së

Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës ka inicuar procedurë disiplinore për Ballkanin, trajnerin Ilir Daja dhe videoanalistin e kësaj skuadre, Ardi Kabashin, për ndeshjen kundër Prishtinës, e zhvilluar fundjavën që lamë pas në Superligën e Kosovës. Sipas njoftimit, ndaj Ballkanit është inicuar procedurë disiplinore me motivin “lëshim në organizim”, për shkak se…

Sport

19/12/2023 19:31

Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës ka inicuar procedurë disiplinore për Ballkanin, trajnerin Ilir Daja dhe videoanalistin e kësaj skuadre, Ardi Kabashin, për ndeshjen kundër Prishtinës, e zhvilluar fundjavën që lamë pas në Superligën e Kosovës.

Sipas njoftimit, ndaj Ballkanit është inicuar procedurë disiplinore me motivin “lëshim në organizim”, për shkak se tifogrupi i ekipit suharekas kanë fyer në kor skuadrën e Prishtinës në disa raste, madje të njëjtit kanë hedhur edhe shishe në fushë, shkruan lajmi.net.

Ilir Daja, kryetrajneri i Ballkanit pas përfundimit të ndeshjes, në prononcim për media, ofendoi dhe ironizoi me gjyqtarin kryesor dhe organet e FFK-së, gjithnjë sipas njoftimit të lëshuar në uebfaqen e FFK-së.

Ndërkaq, Ardi Kabashi pas përfundimit të takimit, pa të drejtë futet në fushën e lojës dhe kërkoi sqarime nga gjyqtarët për përjashtimin me të kuq të kryetrajnerit Daja.

Vendimet e plota:

Inicime disiplinore:

Ndaj: FC ”Ballkani”. MOTIVI: Lëshim në organizimin e ndeshjes. Para fillimit të ndeshjes, tifo grupi i FC ”Ballkani”, kanë fyer në kor skuadrën mysafire me fjalë më të ulta dhe të njëjtat ofendime i përsërisin edhe në minutat 13 dhe 46. Në min 67, nga të njëjtit hudhet një shishe PVC në fushë, por fatmirësisht nuk e godet askend. Pas përfundimit të ndeshjes derisa gjyqtarët ishin ende në fushën, një person i paautorizuar i afrohet gjyqtarëve duke kërkuar sqarime për ndëshkimin e kryetrajnerit Ilir Daja. Sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes Ballkani –Prishtina.

Ndaj: Videoanalistit të FC ”Ballkani”, Ardi Kabashi. MOTIVI: Pas përfundimit të ndeshjes, pa të drejtë futet në fushën e lojës edhe pse nuk ishte i evidentuar në protokolin zyrtar të ndeshjes dhe nga gjyqtarët kërkon sqarime për ndëshkimin e kryetrajnerit të FC”Ballkani” , Ilir Daja. Sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes Ballkani –Prishtina.

Ndaj: Kryetrajnerit të FC ”Ballkani”, Ilir Daja nr ID 028309M66. MOTIVI: Pas përfundimit të ndeshjes në prononcimin për media, ofendon dhe ironizon gjyqtarin kryesor dhe organet e FFK-së. Sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes Ballkani –Prishtina dhe xhirimit televiziv./Lajmi.net/