Të Infektuar: 57.028

Të Shëruar: 50.184

Të Vdekur: 1.433

OEK-u dhe MPJ-ja me iniciativë për organizimin e Forumeve Ekonomike

11:48 | 17 Gusht 2018

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka pritur në një takim Zëvendësministren e Punëve të Jashtme, Rejhane Vuniqi dhe Drejtorin e Departamentit për Diplomaci Ekonomike, Güner Ureya.

Gjatë takimit u fol për rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm në mes të dyja palëve në kuadër të zhvillimit të diplomacisë ekonomike të vendit dhe nxitjen e investimeve të huaja në Kosovë.

Përpos kësaj, në takim u diskutua edhe për organizimin e Forumeve Ekonomike që kanë për qëllim ngritjen dhe zgjerimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve nga sektori ekonomik me vendet që nuk e kanë njohur ende shtetin e Kosovës.

Njëri prej tyre është Forumi Ekonomik që do të organizohet në nëntor, në kryeqytetin grek Athinë, në mes të Kosovës dhe Greqisë ku do jenë pjesëmarrës ndërmarrësit nga të dyja vendet respektivem.