Odriozola në ‘radarin’ e Interit

Inter gjatë verës mund të bëjë ndryshime dhe ka bërë një listë me disa lojtarë që mund të largohen.

Sport

09/06/2021 09:57

Një ndër ta është mbrojtësi Achraf Hakimi, që është në negociata me PSG-në, transmeton lajmi.net.

Nëse maroku largohet, “Neurazzurët” duhet ta bëjnë prioritet përforcimin e krahut të djathtë dhe pasi Emerson u transferua te Barcelona, mundësi e re është Alvaro Odriozola i Real Madridit.

Ish mbrojtësi i Real Sociedadit, nuk është në planet e “Los Blancos” pasi rinovuan Lucas Vazquez.

Inter e sheh si opsion që do t’i garantojë minuta dhe do kushtojë më pak.

Me kontratën që i skadon në vitin 2024, Real Madrid do provojë shitjen, edhe nëse është huazim me blerje.

Problemi i vetëm është vlera e spanjollit që kushton vetëm 10 milionë euro./Lajmi.net/