Odegaard gjen klubin e ri
Mesfushori i talentuar i Real Madridit, Martin Odegaard do të huazohet në një skuadër tjetër të La Ligës. Ai para vetes ka tri opsione.

Sport
Martin Odegaard do të largohet nga Real Madrid, gjatë këtij afati kalimtar të verës. Mesfushori i talentuar norvegjez vështirë se do të gjejë vend në formacionin e trajnerit të ri Rafael Benitez, andaj do të huazohet te një skuadër tjetër.
Por, Benitez preferon që ai të mbetet në La Ligë. Andaj, sipas të përditshmes sportive madrilene “AS”, Odegaard ka tri opsione para vetes, Villarreal, Malaga ose Real Betis.
Në edicionin e fundit, ai luajti 11 ndeshje me Real Madrid Castilla dhe vetëm një me skuadrën e parë të Los Blancos.