Odegaard gaboi që shkoi në Real

Asistenti i Pep Guardiolës në Bayern Munich, Hermann Gerland beson se Martin Odegaard gaboi që iu bashkua Real Madridit, në vend të gjigantit bavarez.

Sport

23/01/2015 18:42

Asistenti i Pep Guardiolës në Bayern Munich, Hermann Gerland beson se Martin Odegaard do të bënte më mirë nëse do t’i bashkohej gjigantit bavarez, para Real Madridit.

16-vjeçari kompletoi transferimin e tij nga Stromsgodset në Madrid, duke refuzuar Bayernin dhe disa klube të tjera të mëdha evropiane.

Mirëpo, Gerland beson se mesfushori gaboi me vendimin e tij.

“Kur shkruhet aq shumë për një 16-vjeçar, ai duhet të jetë futbollist i jashtëzakonshëm”, deklaroi Gerland.

“Kam biseduar shkurt me të dhe i kam thënë se duhet ta zgjedh Bayernin, klub me trajnerin më të mirë. Dhe, për mua, trajneri më i mirë punon në Bayern. Guardiola do të ishte perfekt për të sepse ai di t’ë merret me futbollistët e rinj”, u shpreh ai.