Oda e Mjekëve kërkon hetimin e mjekëve që u përfshin në ngjarjet e fundit

Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK), ka reaguar pas ngjarjeve të fundit.

Lajme

06/02/2019 18:49

Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK), ka kërkuar hetim për mjekun që dyshohet se kundërligjshëm bëri ndërprerjen e shtatzënisë së të miturës dhe ndaj mjekut që kishte fyer një paciente, shkruan lajmi.net.

Përmes një njoftimi për media, OMK ka thënë se Prokuroria e Odës së Mjekëve të Kosovës ka nxjerrë vendim për fillimin e hetimeve lidhur me shkeljet e supozuara etike të cilat janë kryer nga ana e dy mjekëve që janë përfshirë në raste që përbëjnë dyshimin e arsyeshëm se të njëjtit kanë vepruar në kundërshtim me Kodin Etik dhe të Deontologjisë Mjekësore.

“Me këtë rast, Prokuroria e Odës i ka dërguar vendimet mbi fillimin e hetimeve të të dy rasteve institucioneve publike duke përfshirë Prokuroritë kompetente, Bordin e Përgjithshëm të SHSKUK-së, Spitalit të Prizrenit, Klinikës së Gjinekologjisë dhe Obstetrikës si dhe  Inspektoratit Shëndetësor, për t’i njoftuar lidhur me fillimin e hetimit në kuadër të kompetencës së mbikëqyrjes etike dhe profesionale”, thuhet në njoftimin e OMK-së, transmeton lajmi.net.

Sipas njoftimit, OMK ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse që të ofrojnë çfarëdo të dhëne apo prove materiale që do të ndihmonte procedurën e shqyrtimit të etikës profesionale të mjekëve.

Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:

Me të publikuar në lajmet ditore për rastet e raportuara lidhur me hetimet penale që janë duke u zhvilluar ndaj Rastit te nderprerjës së kundërligjshme, dhe rastit tjetër që ishte raportuar lidhur me keqsjelljen të mjekut pacienten, Prokuroria e Odës së Mjekëve të Kosovës ka nxjerrë vendim për fillimin e hetimeve lidhur me shkeljet e supozuara etike të cilat janë kryer nga ana e dy mjekëve që janë përfshirë në raste që përbëjnë dyshimin e arsyeshëm se të njëjtit kanë vepruar në kundërshtim me Kodin Etik dhe të Deontologjisë Mjekësore.

Me këtë rast, Prokuroria e Odës i ka dërguar vendimet mbi fillimin e hetimeve të të dy rasteve institucioneve publike duke përfshirë Prokuroritë kompetente, Bordin e Përgjithshëm të ShSKUK-së, Spitalit të Prizrenit, Klinikës së Gjinekologjisë dhe Obstetrikës si dhe  Inspektoratit Shëndetësor, për t’i njoftuar lidhur me fillimin e hetimit në kuadër të kompetencës së mbikëqyrjes etike dhe profesionale.

Me këtë rast nga institucionet gjegjëse është kërkuar që të ofrojnë çfarëdo të dhëne apo prove materiale që do të ndihmonte procedurën e shqyrtimit të etikës profesionale të mjekëve.

OMK-ja është e përkushtuar që përmes organeve të saj kompetente të shqyrtojë çdo shkelje të etikës profesionale, në mënyrë që të mbrohen interesat profesionale të mjekëve dhe të mbrohen të drejtat e pacientëve në raportet reciproke. /Lajmi.net/