O’Connell u bën thirrje autoriteteve kosovare të hetojnë sa më shpejtë vdekjen e Astritit
Për vdekjen e ish aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje në burgun e Prizrenit, Astrit Deharit, ka shkruar edhe ambasadori britanik në Kosovë, Ruariri O’Connell.
Lajme
Ai u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe miqve për vdekjen e Astritit.
“Shpreh keqardhjen time dhe të atyre nga Qeveria ime, për familjen dhe shokët që humbën Astrit Deharin.
Ne i bëjmë thirrje autoriteteve të Kosovës për të siguruar se ka një hetim të shpejtë dhe transparent në rrethanat e vdekjes së tij”, ka shkruar në Facebook, O’Connell. /Lajmi.net/