O’Connell takohet me kryetarin e Dardanëve dhe të FFK-së, gati për ndeshjen Angli – Kosovë

Sot, në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës u mbajt takimi mes ambasadorit britanik Ruairi O’Connell, kryetarit të FFK-së Agim Ademi dhe kryetarit të tifogrupit 'Dardanët' Luli Berisha me bashkepunëtorë.

Sport

26/06/2019 12:54

Në takim u bisedua rreth organizimit të dy ndeshjeve mes Kosovës dhe Anglisë, logjistikës së udhëtimit të tifozëve dhe detajeve të mikpritjes si në Angli ashtu edhe në Kosovë.

‘Dardanët’ dhuruan Ambasadorit O’Connell disa dhurata me rekuizita tifozësh me elemente të përbashkëta Kosovë-Angli.

Në një frymë miqësore të gjithë u dakorduan që të japin më të mirën që këto dy ndeshje, historike për Kosovën, të kalojnë në frymën e festës së vërtetë futbollistikë.

Ndryshe, Kosova sfidën e parë me Anglinë e luan në Southampton në shtator, ndërsa në Prishtinë luan në muajin nëntor. /Lajmi.net/