O’Connell: Ndajmë zhgënjimin me Kosovën për UNESCO-n

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairí O'Connell thotë se ndanë me Kosovën “zhgënjimin” për mospranimin në UNESCO.

Lajme

09/11/2015 16:27

Përmes një deklarate për media ambasadori O’Connell thotë 92 vende që votuan sot pro Kosovës u pajtuan se fushata e Kosovës për tu pranuar në këtë organizatë të OKB-së ishte dinjitoze, raporton lajmi.net.

“Ne ndajmë zhgënjimin me Kosovën lidhur me mospranimin e saj në UNESCO. Ne lobuam fuqishëm sepse kjo ishte gjëja e duhur për të bërë. Dhe ne besuam se do të sjellë dobi për të gjithë – për Kosovën dhe rajonin. Fushata profesionale, dinjitoze dhe e guximshme duhet ta bëjë vendin krenar. 92 shtete u pajtuan me këtë. Kosova do të kishte qenë – dhe do të jetë, në të ardhmen – anëtare e vlefshme e UNESCO-së. Një mesazh i mirë do ta çojë Kosovën atje”, thotë ambasadori O’Connell./lajmi.net