O’Connell i del krah ambasadorit zviceran: Është koha të luftohet krimi dhe korrupsioni

O’Conell mendon se ambasadori zviceran e ka thënë atë që tashmë të gjithë e mendojnë.

Lajme

29/03/2019 12:07

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Conell i ka dalë në krahë kolegut të tij nga Zvicra, Jean-Hubert Lebet, kjo pas kritikave të shumta të drejtuara ndaj këtij të fundit pas fjalimit të mbajtur në Skenderaj, ku kritikoi qeverisjen në Kosovë, duke thënë se “Zvicra po ndërton ujësjellës në Kosovë, ndërsa ju po i paguani veteranët e rrejshëm”.

O’Conell mendon se ambasadori zviceran e ka thënë atë që tashmë të gjithë e mendojnë.

Sipas tij tashmë ka ardhur koha që populli i Kosovës ta do vendin dhe të veprojë kundër krimit dhe korrupsioni.

“Ambasadori Zviceran e tha atë që ne të gjithë e mendojmë. Është koha që populli i cili e do Kosovën të veprojë kundër krimit dhe korrupsionit. Është një sfidë e vështirë dhe jo vetëm për Kosovën. Por ata që veprojnë, do ta kenë përkrahjen tonë”, ka shkruan O’Conell në rrjetin e tij Facebook. /Lajmi.net/